Rtv Pendimi

SUKSESI YT VARET NGA AMBICIET E TUA

Milingona, nëse ti ia vendos gishtin përpara, e ajo është duke ecur, nuk ndalet, por ajo përpiqet ta ndryshojë anën dhe të vazhdojë në rrugën e saj.

Atëherë parashtrohet pyetja se si është gjendja jonë?!

Kur neve na del përpara një pengesë fillojmë të ankohemi dhe të dëshpërohemi, e me të të largohemi edhe nga synimi ynë.

Shpesh ndodh që të mos mendojmë për ndryshimin e rrugës dhe jetës sonë.

Përderisa ekziston mundësia dhe synimi është i drejtë, pse në jetë të mos luftojmë që ta arrijmë atë që e synojmë?!

E jona mbetet që ta shfrytëzojmë çdo mjet që është i drejtë, me qëllim që të arrijmë deri tek ajo që e synojmë, dhe për këtë normalisht se kemi nevojë për aspirata të larta dhe ambicie madhështore.

Sa më të larta që janë ambiciet, aq i lartë do të jetë edhe suksesi ynë në realizimin e asaj që e synojmë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME