Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Sulm ndaj xhamive në Holandë dhe Gjermani

Muslim Shop

Vandalizimet ndaj xhamive në Evropë kanë vazhduar me sulme të reja ndaj dy xhamive në Holandë dhe Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin ndaj xhamisë Milli Görüş në Tilburg të Holandës, e cila vepron në kuadër të Federatës Islame të Holandës (NIF), një sulmues ka thyer xhamin e faltores dhe ka hyrë brenda, duke dëmtuar gjësendet.

Kryetari i Fondacionit të Xhamisë, Recep Alakuş, dënoi sulmin në një prononcim për AA, duke shtuar se për herë të parë ballafaqohen me një gjendje të tillë në Tilburg.

Alakuş njoftoi se sulmi ka ndodhur gjatë orëve të natës.

“Sipas pamjeve nga kamera e sigursë, ne pamë se një person i paidentifikuar ka hyrë brenda xhamisë duke thyer xhamin pranë derës së hyrjes dhe ka dëmtuar gjësendet aty”, tha Alakuş.

Ai theksoi se ende nuk e dinë motivin prapa sulmit dhe shtoi se tashmë kanë denoncuar rastin në polici duke ndarë edhe pamjet e kamerës së sigurisë.

– Digjet flamuri para xhamisë në Gjermani

Ndërkohë, një sulm tjetër ka ndodhur edhe ndaj Xhamisë Qendrore në Karlsruhe pranë Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB).

Në sulmin që ka ndodhur gjatë orëve të natës është dëmtuar njëri nga shtyllat me flamuj dhe është djegur flamuri me logon e DITIB-it, njoftoi unioni.

Ndryshe, vandalizime ndaj xhamive dhe qendrave islame nëpër vende të ndryshme të Evropës kanë ndodhur edhe më herët.

Turqia tashmë ka shprehur shqetësime për rritjen e numrit të sulmeve të tilla, duke bërë thirrje për zgjidhjen e situatës alarmante për shkak të rritjes së islamofobisë dhe ksenofobisë.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma