Një sulm me thikë ka ndodhur në një nga xhamitë e Tiranës.
Siç raporton Abc News.al një person ka hyrë brenda dhe ka plagosur me thikë pesë persona.
Rasti ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” rreth orës 14:30.
Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të Policisë është bërë i mundur prangosja e të dyshuarit i cili është Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ashtu, Policia iu ka dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njofton Abc News.al përcjell Klan Kosova.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.