Sulm terrorist me bombë në veri të Sirisë

Një civil u vra dhe dy të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit të një makine të ngarkuar me bombë në rrethin Al-Bab në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi kur eksplozivi u aktivizua në qendrën e rrethit Al-Bab, rajon i cili është çliruar nga kontrolli i terroristëve nëpërmjet operacionit turk “Mburoja e Eufratit”.

Të plagosurit janë transferuar në spitalet e rrethit, ndërkohë që ekzistojnë shqetësime nga rritja e mundshme e numrit të viktimave.

Shpërthimi u ka shkaktuar dëme edhe automjeteve dhe dyqaneve përreth.

Forcat lokale të sigurisë, të cilat po kryejnë hetime, besojnë në mundësinë që sulmi të jetë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.