Përbërësit
– 40 gr gjalpë
– 7 dl qumësht
– 25 gr miell
– 250 gr kërpudha
– 1 qepe
– bishta qepesh te njoma
– buke te thekur
– vaj ulliri
– kripe, piper
Përgatitja
Ne zjarre te vogël shkrini 40 gr gjalpë dhe me pas vini qepen e grire holle për te skuqur, me pas bashkoni kërpudhat te prera ne feta shume te holla dhe lërini ne zjarre te vogël dhe për 10 minuta. Shtoni miellin dhe përzieni here pas here me një luge druri qe te mos formoje toptha, kriposeni hidhini piper dhe shtoni qumështin, vazhdoni te përzieni pa ndërprerje sepse mielli tenton te ngjitet ne fundin e enës. Lëreni ne zjarre dhe për 10 minuta te tjera deri sa te keni përftuar një krem mesatarisht te trashe. Shpërndajeni supën krem ne pjata për supe dhe zbukurojeni me feta kërpudhe, bishta qepesh te njome dhe bukën e thekur./Ju befte mire/
Marr nga Mezahi.com