Rtv Pendimi

Supë krem me mish pule

Përbërësit:
Një zog pule
500 gr patate
4 karota
finok
Pana
Kripë
Piper
Vëmë pulën për t’u zier në ujë me pak kripë.
Ndërkohë presim në copa të mëdha karotat, patatet dhe finokun në fije. I kaurdisim në një tenxhere me pak vaj ulliri për 5 – 6 minuta. Shtojmë lëngun e mishit dhe I lëmë të ziejnë.
Pasi shohim se janë zbutur disi, I bëjmë krem me blender. Shtojmë në kremin e përftuar pak pana (2-3 lugë), mishin e copëtuar.
Është gati për t’u servirur. Pjata zbukurohet me pak uthull balsamike (që sigurisht ndikon edhe në shije, perdoreni sipas dëshirës).
Një pjatë e shpejtë dhe shumë e shëndetshme.
Ju bëftë mirë! /kuzhina,al

TË NGJAJSHME