Supë nga karota me xhenxhefil – është aq e mirë sa që do të kërkoni akoma

Në pak vaj shkurtimisht fërgojeni karotën e grirë. Shtoni ujë të nxehtë dhe xhenxhefil të grirë dhe zieni rreth tre minuta.9

Kripa dhe piperi shtohen në fund, ndërkaq fletët e majdanozit dhe lëngu i limonit në supën e përfunduar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 500 g karotë
▪ 1,5 cm rrënjë xhenxhefili
▪ lëng nga gjysmë limoni
▪ 2 lugë të vogla vaj ulliri të virgjër
▪ fletë majdanozi
▪ kripë, piper
▪ 1 l ujë

Përgatitja:

Karotën dhe xhenxhefilin grini (xhenxhefilin më imët).

Në pak vaj shkurt fërgoni karotën e grirë. Shtoni ujin e nxehtë dhe xhenxhefilin e grirë dhe zieni rreth tre minuta.

Kripën dhe piperin shtoni në fund, ndërkaq fletët e majdanozit dhe lëngun e limonit kur të përfundoni supën. /Telegrafi/