Rtv Pendimi

Supë orizi me domate


Për 4-5 persona duhen:

Lëng mishi 1,5 litra, 
oriz 4 lugë gjelle, 
1 qepë, 
2-3 domate, 
50 gram gjalpë 


I vemë domatet t’i ziejmë me sasinë e duhur të ujit, i qesim në një sitëose kullesë. Shënojmë se domatet duhet të jenë të mjaftueshme, në mënyrë që lëngu i tyre, si të shkohet në sitë, të jetë mjaft i dendur. Pastaj në një tigan me gjalpë fërgohen qepë të grira imët derisa të zverdhen dhe hidhen domatet të cilat fërgohen së bashku me qepët 2-3 minuta. 
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi dhe pas 10 minutash hidhet kripa, perimet e fërguara dhe lihen në zjarrë të ngadalshëm derisa supa të jetë zier
Në fund ajo rregullohet me majdanoz të grirë imët dhe piper të zi.
Nga pertymoter.net

TË NGJAJSHME