Rtv Pendimi

Supernëna lind pesënjak pa ndërhyrje operative

Një nënë shtatzënë në shtetin e Chattisgarh të Indisë u dërgua në spital me urgjencë, dhe habia ndodhi 30 minuta më pas.

Për habinë e të gjithëve, Manita Singh i lindi shumë shpejt 5 vajza të shëndosha brenda një kohe prej 30 minutash. Çifti nuk e kishte idenë se ajo po mbante pesënjak, deri kur nëna ishte në javën e 26-të të shtatzënisë.

Më e madhja e vajzave ka lindur në orën 10 të pasdites, e pasuar nga motrat e saj që lindën me 4 intervale të shpejta. Nëna nuk pati nevojë të hyjë nën brisk, për intervenim cezarian – C-section.

Shefi mbikqyrësi i spitalit tha se foshnjat kanë peshë të vogël lindjeje – dhe se fëmija më i rëndë peshon vetëm 1.5 kilogramë, por megjithatë vajzat do të mbahen në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe shëndeti i tyre monitorohet. /MESAZHI/

TË NGJAJSHME