Rtv Pendimi

Suplementet e vajit të peshkut nuk janë aq të dobishme për zemrën

Suplementet e vajit të peshkut që përmbajnë Omega 3 nuk janë aq të dobishme për zemrën sa është menduar, tregon hulumtimi i zhvilluar nga Rrjeti i pavarur Global Cochrane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, hulumtimi i Global Cochrane, rrjet i pavarur global që përfshin ekspertët nga fusha e shëndetit si dhe pacientët, tregoi se vetëm 1 në 1.000 persona që kanë marrë suplemente të omega-3 kanë përfituar nga kjo në aspektin e vërtetë.

Në hulumtim janë ekzaminuar eksperimentet e bëra ndaj më shumë se 100 mijë personave dhe nuk u gjetën pothuaj se aspak dëshmi se suplementi i omega-3 mbron zemrën.

Ekspertët ndërkohë duke vënë re se peshku i yndyrshëm është i dobishëm për shëndetin, sugjerojnë që të konsumohet peshk dy herë në javë nga të cilët një i yndyrshëm.

TË NGJAJSHME