Rtv Pendimi
Lajme

Sveçla dhe Tërnava diskutojnë për parandalimin e pandemisë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.

Në këtë takim u bisedua për situatën në të cilën gjendet vendi ynë, në këtë kohë të pandemisë globale me Covid 19, për angazhimet që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe në përgjithësi për menaxhimin e situatës.

Sveçla theksoi se tashmë kemi hyrë një fushatë intensive vetëdijesuese, ku është e domosdoshme përcjellja mesazheve që janë duke u bërë nga institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për tu kërkuar qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë vendimet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

I pari i MPBAP-së kërkoi që në kuadër të këtyre përpjekjeve të intensifikohen thirrjet edhe ng Bashkësia Islame në Kosovë.

“Për MPBAP-në përfshirja e BIK-ut dhe bashkësive të tjera fetare në Kosovë në fushatën vetëdijesuese, do të ndihmonin jashtëzakonisht shumë që tu kërkojnë.qytetarëve t’i reduktojnë daljet e tyre vetëm atëherë kur vlerësohet se është e domosdoshme”.

Në fund të takimit, Myftiu Naim Tërnava, vizitoi Qendrën Operative ku po punojnë Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve 24/7.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, përgëzoi institucionet e Kosovës për angazhimin që janë duke bërë në menaxhimin e kësaj situate.

Ai tha se në këtë sfidë do të kenë patjetër mbështetjen e BIK-ut, në mënyrë që bashkërisht të luftojmë me të gjitha forcat edhe me ndihmën e Zotit ta tejkalojmë këtë sfidë me përmasa globale.

Të ngjajshme

Nga nesër hapen xhamitë në Kosovë, BIK-u publikon rregullat që duhet të ndiqen

Kushtrim Guraj

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Zoom, Google Meet apo Facebook Messenger Rooms: Cili është aplikacioni më i përshtatshëm për komunikim virtual

Kushtrim Guraj

Maqedoni e Veriut, shkarkohet kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi

Kushtrim Guraj

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës, diskutohet gjendja ekonomike pas pandemisë

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Çad

Kushtrim Guraj

Muslimanët në dy qytete të Sirisë shënojnë në paqe Bajramin

Kushtrim Guraj

Prijësit fetarë Ternava e Gjergji: Jemi të gëzuar për hapjen e xhamive e kishave

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava i lumtur që xhemati do t’i kthehen xhamive ditën e enjte

Hevzi Hasani

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU