TA MËSOJMË TË SHKRUARIT MBI RËRË

Dy miq së bashku ishin duke udhëtuar nëpër shkretinë. Gjatë rrugëtimit u zunë mes veti për gjëra të thjeshta dhe njëri nga ta i ra tjetrit në fytyrë. Ndjeu dhembje, mirëpo nuk foli gjë, po u ndal dhe e shkroi mbi rërë: “Sot shoku i im më i shtrenjtë më ra në fytyrë”, dhe e vazhduan rrugën e tyre.

Rrugës hasën në një oazë dhe vendosën të pushojnë dhe të lahen në të. Mirëpo, ai që u rrah në fytyrë dhe ndjeu dhembje, duke u larë u fundos në ujë dhe miku i tij e shpëtoi nga fundosja.

Kur ju kthye vetëdija nga uji që kishte depërtuar në mushkëri dhe ia kishte humbur vetëdijen, u ngrit dhe mbi gur e shkroi “Sot shoku im më i shtrenjtë më shpëtoi jetën”.

Miku e pyeti se ku qëndron urtësia që herën e parë kur të rashë në fytyrë shkrove mbi rërë, kurse kur ta shpëtova jetën shkrove mbi guri! Pse?!

U buzëqesh dhe tha: Kur na lëndojnë shokët, e jona mbetet të shkruajmë atë që ndodhi mbi rërë dhe atë shkrim ta fshije era dhe fryma e faljes dhe mëshirës, kurse kur miku vepron diçka të bukur, e jona mbetet që atë ta gdhendin mbi gurë derisa të mbetet në kujtesën e zemrës dhe asnjë erë dhe frymë të mos mundet ta fshin!

Pra, me sa duket se ne duhet që sa më shpejt ta mësojmë të shkruarit mbi rërën e faljes dhe kjo të mbetet mes nesh përgjithmonë!

Ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur të arrin ndonjë lajm për vëllanë tënd arsyetoje, e nëse nuk gjen ndonjë arsyetim, thuaj ndoshta ai ka arsye mirëpo unë nuk e di”.

Kur bën përpjekje të arsyetosh tjetrin do të gjesh rehati në shpirt nga largimi i mendimit të keq dhe do t’i largohesh qortimeve dhe akuzave ndaj të tjetrit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU