TAIFI, LËNDIMI, VETPËRMBAJTJA

I Dërguari i Allahut kthehej nga Taifi, pasi që e kishin refuzuar, ofenduar, madje edhe gjakosur. Ishte shumë i lënduar shpirtërisht. Këtë ngjarje më vonë e përshkruan si dita më e rëndë e jetës. Megjithatë, nuk mallkoi, nuk shfryu mllef mbi ata që e kundërshtuan, e lëre më ti shajë ata që nuk i patën kurrfarë faji.
Madhështia e tij doli në shesh, përveç tjerash edhe me përgjigjen shumë zemërgjerë që i dha melekut të bjeshkëve i cili erdhi me ofertēn e shembjes së bjeshkëve përmbi ata që e gjakosën. Jo, tha, se Allahu, ndodhta do të bëjë që dikush nga pasardhësit e tyre do ta adhurojë Atë…
Nuk mallkoi edhe pse kishte arsye. Nuk pranoi ofertën hyjnore (për të shkatërruar armiqtë) edhe pse ishte e drejtë. Aq më pak të ofendojë dhe mllefoset në gjithë ata që nuk i kishin bërë asgjë të keqe.
Rrugëtimi i tij vazhdoi, sukseset nuk mbaruan dhe, mbi të gjitha qëndrimi i tij u bë burim frymëzimi për gjenerata.