Rtv Pendimi
Lajme

Taksa për produktet serbe dhe boshnjake varfëroi shportën e konsumatorëve

Ende pa u bërë një vit që nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke varfëruar shportën e konsumatorit.

Për produktet bazike siç janë qumështi, djathi, vezët, sheqeri, pemët dhe perimet konsumatorët kanë paguar për rreth 2.4 për qind më shumë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Siç thonë njohës të çështjeve ekonomike, si pasojë e tarifës është ulur standardi i jetesës së popullatës, ndërsa prodhuesit vendorë nuk kanë arritur që të mbulojnë hendekun e mungesës së mallrave të tjera.

Dhe, derisa Qeveria në largim e konsideron se taksa ka prodhuar efekte pozitive, raportet ndërkombëtare vlerësojnë ndikimin negativ në çmime të saj.

Në anën tjetër, dy partitë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë paralajmëruar se me formimin e Qeverisë së re taksa do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se gjatë korrikut ka pasur rritje të inflacionit që ka arritur në 3.1 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) për muajin shtator, çmimet e konsumit kanë pasur rritje tek perimet për 0.6 për qind, kafja, çaji dhe kakao për 1.4 për qind, veshjet 0.9 për qind, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse të tjera për 1.2 për qind, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës për 1.4 për qind./koha.net

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj