Zekirja Alim
Unë habitem si disa simpatizues të partive në pushtet aq brengosen për shkrimet dhe statuset kundra pushtetit në lidhje me korrupsionin, burgosjet, e për të drejtat e shqiptarëve, që postohen nëpër rrjetet sociale si në Facebook ose në Twiter edhe mundohen të komentojnë pa lidhje.
Vetëm e vetëm që ne si popull të dyshojmë në padrejtësinë që bën ky shtet ndaj shqiptarëve. Unë habitem si Bashkimi Europian, NATO e Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen edhe janë angazhuar që shtetin ta rikthejnë në sistemin e drejtësisë edhe janë duke u angazhuar me të madhe lidhje me padrejtësinë dhe korrupsionin në shtet e disa ose shumica e aktivistëve pushtetar janë lëshuar në rrjetet sociale si hiena të demantojnë se gjoja nuk ka asgjë nga ajo që flitet. Ju lutem, mjaftë i kemi llatasin, ivonën, jadi “M” burek, edhe atë halabakun Milenko. Edhe ju, si thotë populli, “Noksan” mos u bëni.
Sa humbni kohë me ne si shkrues në rrjetet sociale, më mirë do ish për ju të bëni një peticion kryetarit të partisë shqiptare që në bisedime në rendë të ditës të ishin edhe ata që i dëgjuam nga “Bombat” e Zaevit, edhe që ka shpreh me gojë se edhe të burgosurit në lidhje me “Monstra” ështê montim, ju lutem. Një shokut të vetë i tha i dërguari i Allahut s.a.v.s .: “Po ai është iblisi (shejtani) edhe pse është i mallkuar nga Allahu s.v.t, këtu e ka thënë të vërtetën. A jeni ata që shpreheni se sikur të jetë në pyetje drejtësia ne do të sakrifikojmë. Po jo ju edhe ata që nga kapixhiku marrin pjesë në qeveri ju intereson vetëm se si të shpëton Gruevski edhe banditat e tij e kështu që “Azdisja” e juaj lidhje me shpëtimin e gjakpirësit shqiptarë nuk le tek ne asnjë dyshim që edhe ju jeni të tillë , por tani vonë është./kohaislame