- Tarta është më e mirë ditën kur gatuhet, por mund të përgatitet dhe 1 ditë më parë dhe të shërbehet e ftohtë. Silleni në temperaturën e dhomës para se ta shërbeni.
Përbërësit
500 gr brumë sable (për tart)
300 ml pana (hopla)
400 gr çokollatë
1 lëkurë limoni jeshil (lime)
1 bishtajë vanilje
Udhëzimet
Hapim brumin në formë pete jo shumë të hollë. E vendosim në një tavë për ta pjekur për 8 minuta në temperaturë 170 gradë dhe e lëmë të ftohet.
Në një tenxhere vendosim panën të vlojë, bashkë me mjaltin dhe vaniljen. Më pas, ashtu të ngrohtë, e hedhim në një enë, në të cilën kemi vendosur çokollatën e prerë në copëza.
I përziejmë mirë derisa çokollata të shkrijë mirë dhe më pas e lëmë të ftohet.
E vendosim këtë masë në tartën e pjekur. E lëmë masën të mpikset dhe të ftohet mirë (minimumi 2 orë) dhe tarta me çokollatë është gati për t’u shijuar.