Tatlija me kokos

 

250 gramë margarinë ose gjalpë,
1 vezë,
1 filxhan vaj,
1 filxhan qumësht,
1 filxhan kokos
por mundet edhe më shumë sipas dëshirës (filxhan për kafe turke),
1 pako pecivë (baking powder nga ato qeset e vogla 10g)
3 gota uji miell.

Përgatitja:

Të gjitha këto i përziejmë mirë derisa të formohet brumi, pastaj i bëjmë
format e rrumbullakëta ose në formë të plazmave. E pjekim në 170 gradë
derisa të skuqet e tëra.

Sherbeti: 

1 kg sheqer dhe
800 ml ujë.
I vlojmë dhe ia shtojmë një sheqer vanilje.

Tatlia duhet të jetë e ftohur kurse sherbeti i vakët