Per 4-5 persona duhen :
Mish qengji ose dashi 500 gr,gjalpe 2luge gjelle,2 kokra veze,3 gota uji kos,miell 2 kuge gjelle,oriz 1 luge gjelle,dhe kripe.
Tava e Elbasanit pregatitet me mish qengji ose dashi.
Po te jete me mish qengji,ai piqet drejtperdrejt,ndersa me mish dashi zihet me pare.
Mishin e presim ne thela e vendosim ne tepsi i hedhim gjalpin lart dhe futet ne furre ose ne tave me korrent. Here pas here i hidhet pak uje qe te mos thahet,mbasi piqet hiqet nga furra.
Ne tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell derisa te zverdhet ( te mare ngjyre floriri),por jo te skuqet ; shtohet lëngu i mishit te pjekur i holluar me ujë,perzihen dhe valojnë derisa të krijohet një salce e trashe,hiqet nga zjarri ftohet dhe pastaj i shtohet kos,veze ,kripë dhe bejme nje përzierje te mire,ne tave hidhet pak oriz gjysmë i zier,radhiten thelat e mishit,siper hidhet masa e pregatitur,pak gjalpe dhe e pjekim ne furre.
Menyra tjeter e thjeshte e njejta recete:
Nqs, ështe mish dashi,ai me pare duhet te zieje 10-15 min para perfundimit te zierjes së mishit,hidhet pak oriz.
Në tenxhere rrihen vezët, shtohet mielli,kos,lëng mishi,gjalp dhe kripe kaurdisen mire;copat e mishit vendosen ne tave se bashku me orizin,mbi t’o hedhim masen e pregatitur dhe gjalp i freskët e pjekim ne furre derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe. “Shijim te kendeshem”./kuzhina,al