Rtv Pendimi

Tavë me presh

Përbërësit për 4 persona:

1kg presh 1 qepe te madhe 200gr mish te grire 120ml vaj ulliri 1 luge gjelle salce domatesh 1 koncentrate viçi (ose leng mish viçi) spec te kuq jodjegs kripe piper

Mënyra e gatimit:

Pastrojme si fillim preshin duke eleminuar gjethet jeshile dhe duke mbajtur vetem pjesen e bardhe. E lajme mire nen uje te rrjedhshem dhe e presim pjerrtas ne copa rreth 2cm. E kaverdisim ne pak vaj dhe e hedhim ne taven ku do te pregatisim receten.

Ne vajin e mbetur, kaverdisim qepen e prere holle me mishin e grire, shtojme lengun e mishit (te pregatitur me koncentrate), salcen e domateve, specin e kuq, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te zieje te gjithe perberjen per 15-20 minuta. Ia hedhim siper preshit qe kemi vendosur ne tave dhe e pjekim per rreth 1 ore ne furre te parangrohur ne 190°C. E sherbejme te nxehte.

TË NGJAJSHME