Të dënohet media që bën padrejtësi dhe kërcënon myslimanët!

– Islamofobia shpesh përjetësohet nga frika dhe nga ndjenja që muslimanët po marrin përsipër edhe punët tona, shtëpitë tona dhe jetën tonë,..
– E rëndësishme është përmirësimi i medieve dhe përgjegjësia e tyre në portretizimin dhe raportimin e drejtë mbi Islamin dhe myslimanët në Britani, pa paragjykime dhe pa diskriminime. Mediat duhet të jenë të përgjegjëshme, objektive, gjatë raportimit të këtyre storieve.
– Për fat të keq, nuk mbarojnë me kaq këto lloj storiesh. Vitin e kaluar, gazeta ‘The Sun’ kishte një artikull me titullin ‘ ding-dongu n’Ramazan’, që përsëri ishte një këndvështrim i njëanshëm që kërkonte të dëmtonte të gjithë muslimanët dhe ta paraqiste Islamin si një dritë negative. Si rezultat, ne shohim myslimanët britanez si një grup të keq për shkak të një gazetarie që nxit ekstremizmin e ekstremeve të djathta si psh, Anjem Choudary, dhe kryqëzatat për muslimanët.
– një storie të vitit 2010, ku në një qendër dëfryese po mbuloheshin dritaret. Këtë ngjarje, ‘Daily Mail’ e kishtë titulliar,’Për të mbrojtur gratë muslimane, notuesit zhyten në errësirë.’ Më vonë u zbulua se kërkesa për mbulimin e dritareve nuk kishte ardhur vetëm nga gratë muslimane.
– Ne gjithashtu e dimë, që mediat janë marrë shumë me mbulimin e grave muslimane, sidomos pas 9/11, sepse pesha e këtyre storieve, faktikisht edhe nëse do të ishin të sakta, nxirrnin anët negative të stereotipeve muslimanë.
– Për shembull, studimii bërë nga Akademia e UniveristetitCardiff, rezultoi se shumica e lajmeve për 9/11 ishin negative për muslimanët.
– Për të përshkruar një musliman në mënyrën më negative të mundëshme, shpesh përdonin fjalët si ‘militantizëm’ dhe ‘radikalizëm’ dhe ishin një produkt i një paragjykimi të gjërë anti musliman. Është interesante se ata poashtu gjeten edhe mbiemra tjerë për të përshkruar muslimanët, si ‘radikal’, ‘fanatik’ dhe ‘fundamentalist’.
– Pra,storiet ishin të pavërteta dhe i përshkruanin muslimanët si kërcënim për sigurinë,por përvec kësaj ishte një reagim i qartë dhe i ashpër kundër muslimanëve, me komente kërcenuese që janë jashtëzakonisht nxitëse dhe islamofobe.
Tani është koha për ta ndryshuar këtë tendencë dhe siç sugjeron Mehdi Hasani ‘ të denohen mediat që bëjne padrejtësi dhe kërcënojnë muslimanët,’ atëherë ndoshta edhe mund të jetë një mënyrë për të siguruar që në të fillojmë të shohim një balancim që nuk i paraqet muslimanët si kërcenues dhe stereotipa.

.
Imran Awan është zëvendës drejtor në Qendrën për Kriminologji Aplikative në qytetin e Birminghamit.

Ulvi Fejzullahu