- Shumica e njerëzve polemizojnë për të provokuar e jo për t’u bindur!
- Personat që vuajnë nga mangësia në vetëbesim, zakonisht përpiqen që të pakësojnë nga vlerat e të tjerëve, me qëllim që ata të duken më të mirë se të tjerët!
- Gjithmonë ka njerëz në jetën tënde ku për ta ndien nevojë të madhe që t’i takosh në katër sy, pa pasur ndonjë sebep bindës për takim!
- Shumica e njerëzve nuk u kushtojnë rëndësi gjërave të bukura në jetën e tyre, përveçse atëherë kur kalon koha dhe ato humbin!
- Nuk qortohet njeriu për varfërinë e tij apo për pamjen e shëmtuar të tij, sepse ai në to nuk ka fuqi e as mundësi ndryshimi, mirëpo qortohet për gjuhën e tij të fëlliqur dhe moralin e ligë!
- Gjithmonë ekziston një dozë e vogël e realitetit pas fjalës “bëja shaka”, një dozë e vogël e ndjenjave pas fjalës “nuk më intereson”, një dozë e vogël e nevojës pas fjalës “më lër mua dhe problemin tim”, dhe një dozë e madhe pas fjalëve “heshtje”!
- Po t’i kishte mjekuar mjeku të gjithë të sëmurët me të njëjtin ilaç, do të vdisnin shumica prej tyre, për këtë arsye, mos i trajto të gjithë njerëzit në të njëjtën mënyrë!
- Mendimi i mirë, rehati për zemrën.
- Gjumi i lehtë pasi të mësosh diçka të re, të ndihmon në përforcimin e memorizimit të asaj që e ke mësuar.
- Pagjumësia për një kohë më të gjatë, shkakton vështirësi në kontrollimin e ndjenjave të tua, derisa ka mundësi që nganjëherë të qeshësh shumë për gjëra të kota!
- Nganjëherë ndodh, që mirësia e tepërt të jetë një prej shkaqeve të problemeve të tua!
- Leximi është jetë, dituria është dritë!
- Besimi ka nevojë për vite të ndërtohet, për disa sekonda të shkatërrohet dhe për tërë jetën të përmirësohet!
- Të jesh zemërbutë në një botë të egër, llogaritet trimëri e jo dobësi!
- Nuk interesohet për ty, përveç ai të cilit i mungon dhe nuk i mungon, përveç atij, i cili e ndien distancën e boshllëkut pasi ti shkon.
- Një shëtitje nëpër spital, të bën të thuash një mijë herë Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
- Fjalët u shëmbëllejnë çelësave, nëse i përdor në mënyrë të drejtë, me to e mbyll një gojë dhe e hap një zemër.
- Të qarit vjen atëherë, kur të gjitha shkronjat e alfabetit janë të pafuqishme për t’u shprehur!
- Bukuria e shpirtit është gjëja e vetme, që i verbri mund ta shohë!
- Sa më shumë që shtohet lëmosha aq më shumë shtohet risku, sa më shumë që shtohet përulja në namaz aq më shumë shtohet lumturia dhe sa më shumë që shtohet respektimi i prindërve aq më shumë shtohet suksesi në jetë!
- Të folurit është sikurse ilaçi, nëse pakëson të bën dobi e nëse shton të vret. (Amru ibën El-As)
- Rrëfehet se thjeshtësia është gjysma e bukurisë!
- Disa njerëz janë si vitet, nuk kthehen më, as që harrohen dhe as që përsëriten!
- Ai që nuk e ndien lodhjen, s’ka për ta ndier as ëmbëlsinë e rehatisë!
- Jeta është e shkurtër që atë ta shkatërrosh me njerëz, që para tyre duhet t’i arsyetosh veprat e tua gjatë gjithë kohës, ai që të do ka për të parë mirësi në ty, kurse ai që të urren s’do të mund ta kënaqësh asnjëherë!
- Për atë që koha e tij nuk është për Allahun, vdekja për të është më e mirë sesa jeta!
- Jeta më mësoi se çdo njeri ka zemër, mirëpo jo çdo njeri ka edhe ndërgjegje, për këtë arsye me njerëzit sillu sipas edukatës sate e jo sipas edukatës së tyre!
- Nuk është i varfër ai që e ka humbur arin, po i varfër është ai që e ka humbur edukatën!
- Sa më shumë që e vërteta qartësohet, aq më shumë asaj i shtohen armiqtë!
- Bota prej teje e kërkon një shërbim të vogël, hape mendjen tënde para se ta hapësh gojën tënde!
- Modestia është gjysma e bukurisë, e gjysma tjetër është në buzëqeshje!
- Të mençurit janë tre: Ai që e braktis dynjanë, para se ta braktisë ajo, ai që e ndërton varrin e vet, para se të hyjë në të dhe ai që e kënaq Krijuesin e tij, para se ta takojë Atë!
- Kur burrat qajnë, dije se mërzitë ua kalojnë majave të maleve!
- Edhe përskaj të gjithë asaj që e themi dhe e shkruajmë, në zemër mbeten gjëra më të mëdha sesa ato të shprehen!
- Ndoshta prindërit nuk ta dhanë çdo gjë që e ke shpresuar, mirëpo je i bindur se ata të kanë dhanë çdo gjë që e kanë poseduar!
- Për tri gjëra nuk ka zgjidhje: Për fukarallëkun të shoqëruar me dembeli, për armiqësinë ku në të ka zili dhe për injorancën e shoqëruar me mendjemadhësi.
- Gjërat që nuk mund t’i blesh: Koha, lumturia, shpresa, miqësia, ëndrrat dhe dashuria!
- Enët e zbrazëta bëjnë më tepër zhurmë sesa enët e mbushura, kështu janë edhe mendjet!
- Ai që më së shumti të do, është ai që të këshillon ta falësh namazin!
- Injorant nuk është ai që nuk di shkrim-lexim, por injorant është ai që e di drejtimin e Qabesë dhe nuk falet!
- Vendet e vjetra, rrëfime pa gjuhë!
- Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u pyet se cila lëmoshë është më e mira?
U përgjigj: “Uji. A nuk e keni parë se banorët e Xhehenemit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: ‘Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu’!”[1]
- Ato që më së shumti i njollosin zemrat, janë mendimet e këqija!
- Dhe në fund, të gjithë te Zoti ynë do të kthehemi.
- Ka dallim mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve, e dallimi nuk është në mangësi të fuqisë, as në mangësi të njohjes, por në mangësi të vullnetit!
- Posedon familje që të do, disa shokë të mirë, ushqim kur ke nevojë për të dhe kulm mbi kokë, që do të thotë se ti je më i pasur sesa që mendon!
- Zëri i nënës sate në shtëpi është begati, që më së shumti e meriton të falënderohet Allahu për të!
- Një lojë e futbollit 90 minuta, filmat dhe serialet 50 minuta, namazi 5 minuta, kurse Xhehenemi përgjithmonë! Thjesht meditojeni këtë!
- Bukuria nuk e arrin përsosurinë, vetëm se me pastrimin e zemrës!
- Leximi i librave është kulturë, leximi i fytyrave është zgjuarsi, leximi i shpirtrave urtësi dhe largpamësi!
- Kur pema në vete nuk bart fryte, atëherë degët e saj i ngriten lart, kështu është edhe gjendja e budallait, ai veten vazhdimisht e mendon më të mirë sesa të tjerët!
- Ne jemi ata që ua prodhojmë mendjemadhësinë disave, sepse i japim vlerë atij që nuk ka fare vlerë!
- Kur ishin fukara ishin më afër Allahut, kurse kur iu shtua pasuria u larguan nga Allahu!
[1] (El-Earaf: 50)
Marrë nga libri:
NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË
(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)
Irfan Jahiu