Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

TË DHËNA TË VËRTETA

  1. Shumica e njerëzve polemizojnë për të provokuar e jo për t’u bindur!
  2. Personat që vuajnë nga mangësia në vetëbesim, zakonisht përpiqen që të pakësojnë nga vlerat e të tjerëve, me qëllim që ata të duken më të mirë se të tjerët!
  3. Gjithmonë ka njerëz në jetën tënde ku për ta ndien nevojë të madhe që t’i takosh në katër sy, pa pasur ndonjë sebep bindës për takim!
  4. Shumica e njerëzve nuk u kushtojnë rëndësi gjërave të bukura në jetën e tyre, përveçse atëherë kur kalon koha dhe ato humbin!
  5. Nuk qortohet njeriu për varfërinë e tij apo për pamjen e shëmtuar të tij, sepse ai në to nuk ka fuqi e as mundësi ndryshimi, mirëpo qortohet për gjuhën e tij të fëlliqur dhe moralin e ligë!
  6. Gjithmonë ekziston një dozë e vogël e realitetit pas fjalës “bëja shaka”, një dozë e vogël e ndjenjave pas fjalës “nuk më intereson”, një dozë e vogël e nevojës pas fjalës “më lër mua dhe problemin tim”, dhe një dozë e madhe pas fjalëve “heshtje”!
  7. Po t’i kishte mjekuar mjeku të gjithë të sëmurët me të njëjtin ilaç, do të vdisnin shumica prej tyre, për këtë arsye, mos i trajto të gjithë njerëzit në të njëjtën mënyrë!
  8. Mendimi i mirë, rehati për zemrën.
  9. Gjumi i lehtë pasi të mësosh diçka të re, të ndihmon në përforcimin e memorizimit të asaj që e ke mësuar.
  10. Pagjumësia për një kohë më të gjatë, shkakton vështirësi në kontrollimin e ndjenjave të tua, derisa ka mundësi që nganjëherë të qeshësh shumë për gjëra të kota!
  11. Nganjëherë ndodh, që mirësia e tepërt të jetë një prej shkaqeve të problemeve të tua!
  12. Leximi është jetë, dituria është dritë!
  13. Besimi ka nevojë për vite të ndërtohet, për disa sekonda të shkatërrohet dhe për tërë jetën të përmirësohet!
  14. Të jesh zemërbutë në një botë të egër, llogaritet trimëri e jo dobësi!
  15. Nuk interesohet për ty, përveç ai të cilit i mungon dhe nuk i mungon, përveç atij, i cili e ndien distancën e boshllëkut pasi ti shkon.
  16. Një shëtitje nëpër spital, të bën të thuash një mijë herë Elhamdulilah (Falënderimi i takon Allahut).
  17. Fjalët u shëmbëllejnë çelësave, nëse i përdor në mënyrë të drejtë, me to e mbyll një gojë dhe e hap një zemër.
  18. Të qarit vjen atëherë, kur të gjitha shkronjat e alfabetit janë të pafuqishme për t’u shprehur!
  19. Bukuria e shpirtit është gjëja e vetme, që i verbri mund ta shohë!
  20. Sa më shumë që shtohet lëmosha aq më shumë shtohet risku, sa më shumë që shtohet përulja në namaz aq më shumë shtohet lumturia dhe sa më shumë që shtohet respektimi i prindërve aq më shumë shtohet suksesi në jetë!
  21. Të folurit është sikurse ilaçi, nëse pakëson të bën dobi e nëse shton të vret. (Amru ibën El-As)
  22. Rrëfehet se thjeshtësia është gjysma e bukurisë!
  23. Disa njerëz janë si vitet, nuk kthehen më, as që harrohen dhe as që përsëriten!
  24. Ai që nuk e ndien lodhjen, s’ka për ta ndier as ëmbëlsinë e rehatisë!
  25. Jeta është e shkurtër që atë ta shkatërrosh me njerëz, që para tyre duhet t’i arsyetosh veprat e tua gjatë gjithë kohës, ai që të do ka për të parë mirësi në ty, kurse ai që të urren s’do të mund ta kënaqësh asnjëherë!
  26. Për atë që koha e tij nuk është për Allahun, vdekja për të është më e mirë sesa jeta!
  27. Jeta më mësoi se çdo njeri ka zemër, mirëpo jo çdo njeri ka edhe ndërgjegje, për këtë arsye me njerëzit sillu sipas edukatës sate e jo sipas edukatës së tyre!
  28. Nuk është i varfër ai që e ka humbur arin, po i varfër është ai që e ka humbur edukatën!
  29. Sa më shumë që e vërteta qartësohet, aq më shumë asaj i shtohen armiqtë!
  30. Bota prej teje e kërkon një shërbim të vogël, hape mendjen tënde para se ta hapësh gojën tënde!
  31. Modestia është gjysma e bukurisë, e gjysma tjetër është në buzëqeshje!
  32. Të mençurit janë tre: Ai që e braktis dynjanë, para se ta braktisë ajo, ai që e ndërton varrin e vet, para se të hyjë në të dhe ai që e kënaq Krijuesin e tij, para se ta takojë Atë!
  33. Kur burrat qajnë, dije se mërzitë ua kalojnë majave të maleve!
  34. Edhe përskaj të gjithë asaj që e themi dhe e shkruajmë, në zemër mbeten gjëra më të mëdha sesa ato të shprehen!
  35. Ndoshta prindërit nuk ta dhanë çdo gjë që e ke shpresuar, mirëpo je i bindur se ata të kanë dhanë çdo gjë që e kanë poseduar!
  36. Për tri gjëra nuk ka zgjidhje: Për fukarallëkun të shoqëruar me dembeli, për armiqësinë ku në të ka zili dhe për injorancën e shoqëruar me mendjemadhësi.
  37. Gjërat që nuk mund t’i blesh: Koha, lumturia, shpresa, miqësia, ëndrrat dhe dashuria!
  38. Enët e zbrazëta bëjnë më tepër zhurmë sesa enët e mbushura, kështu janë edhe mendjet!
  39. Ai që më së shumti të do, është ai që të këshillon ta falësh namazin!
  40. Injorant nuk është ai që nuk di shkrim-lexim, por injorant është ai që e di drejtimin e Qabesë dhe nuk falet!
  41. Vendet e vjetra, rrëfime pa gjuhë!
  42. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, u pyet se cila lëmoshë është më e mira?

U përgjigj: “Uji. A nuk e keni parë se banorët e Xhehenemit do t’u thërrasin banorëve të Xhenetit: ‘Derdhni pak ujë te ne ose diçka nga ajo që ju ka dhuruar Allahu’![1]

  1. Ato që më së shumti i njollosin zemrat, janë mendimet e këqija!
  2. Dhe në fund, të gjithë te Zoti ynë do të kthehemi.
  3. Ka dallim mes njeriut të suksesshëm dhe të tjerëve, e dallimi nuk është në mangësi të fuqisë, as në mangësi të njohjes, por në mangësi të vullnetit!
  4. Posedon familje që të do, disa shokë të mirë, ushqim kur ke nevojë për të dhe kulm mbi kokë, që do të thotë se ti je më i pasur sesa që mendon!
  5. Zëri i nënës sate në shtëpi është begati, që më së shumti e meriton të falënderohet Allahu për të!
  6. Një lojë e futbollit 90 minuta, filmat dhe serialet 50 minuta, namazi 5 minuta, kurse Xhehenemi përgjithmonë! Thjesht meditojeni këtë!
  7. Bukuria nuk e arrin përsosurinë, vetëm se me pastrimin e zemrës!
  8. Leximi i librave është kulturë, leximi i fytyrave është zgjuarsi, leximi i shpirtrave urtësi dhe largpamësi!
  9. Kur pema në vete nuk bart fryte, atëherë degët e saj i ngriten lart, kështu është edhe gjendja e budallait, ai veten vazhdimisht e mendon më të mirë sesa të tjerët!
  10. Ne jemi ata që ua prodhojmë mendjemadhësinë disave, sepse i japim vlerë atij që nuk ka fare vlerë!
  11. Kur ishin fukara ishin më afër Allahut, kurse kur iu shtua pasuria u larguan nga Allahu!

 

[1] (El-Earaf: 50)

 

Marrë nga libri:

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

Të ngjajshme

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (2)

Irfan Jahiu

FJALË NGA THESARET E DYNJASË (1)

Irfan Jahiu

DEDIKUAR TË PËRMALLUARVE DHE TË LËNDUARVE

Irfan Jahiu

TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË

Irfan Jahiu

DISA NJERËZ NË JETË NA VIJNË SI BEGATI

Irfan Jahiu

JETA MES ËNDRRËS DHE SHPRESËS

Irfan Jahiu

JETA VAZHDON EDHE PSE SHPIRTI NDIEN DHEMBJE DHE SYRI LOTON

Irfan Jahiu

DISA FJALË PËR FEMRËN

Irfan Jahiu

MIQËSIA ËSHTË JETË

Irfan Jahiu