Të drejtat bashkëshortore

Pas martesës burri merr statusin e “bashkëshortit” pas atij si “individ”. Në të vërtetë ai quhet bashkëshort ngase prezenton edhe një qenie tjetër me të cilën i ndanë të mirat dhe të këqijat.

Kur’ani e përshkruan fuqinë e kësaj lidhjeje midis burrit e gruas dhe thotë:
“Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato!” (El-Bekare, 187).

Nga ky ajet nënkuptohet se martesa ngërthen në vete mbrojtjen, mbulesën, përkrahjen dhe zbukurimin ndaj njëri-tjetrit. Për këtë shkak burri dhe gruaja në jetën bashkëshortore kanë të drejta të cilat duhet t’i respektojnë ndaj njëri-tjetrit. Të gjitha të drejtat janë ekuivalente, përveç asaj që e posedon njeriu nga intuita. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre”. (El-Bekare, 228).

Përparësia ka të bëjë me përgjegjësinë e burrit si mirëmbajtës i familjes.
Një njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s:

“O Pejgamber i Zotit, çfarë të drejta mund të kërkojë gruaja nga burri i saj?” Ai i është përgjigjur: “Ta ushqejë ashtu siç e ushqen veten, ta veshë ashtu siç e veshë veten, të mos i mëshojë në fytyrë, të mos e nënçmojë dhe të mos largohet prej saj përveç brenda shtëpisë (të mos ik). ” (Transmetim i Ebu Davudit dhe Ibën Habbanit në Sahihun e tij.)

Bashkëshortit musliman nuk i lejohet ta lërë pas dore veshmbathjen dhe ushqimin e bashkëshortes. Në një hadith pejgamberik thuhet:

“Humbja e mirëmbajtjes ndaj atyre që janë nën përgjegjësi (që janë të varur) është mëkat për njeriun”. (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)

Nuk lejohet mëshuarja në fytyrën e gruas për shkak se në këtë mënyrë nënçmohet nderi i njeriut si njeri dhe dëmtohet pjesa më e bukur e trupit. Nëse burri obligohet ta disiplinojë gruan e vet në çaste të rebelimit të hapur, nuk i lejohet ta rrahë aq shumë saqë ta lëndojë ose t’i shkaktojë dhëmbje. Kjo vjen parasysh vetëm atëherë në qoftë se metodat e tjera dështojnë.

Nuk i lejohet muslimanit ta nënçmojë gruan e vet e ta ofendojë me fjalë të urrejtura, si p.sh. frazën “Zoti të mëshoftë” etj.

Për të drejtat e gruas ndaj burrit Pejgamberi a.s. thotë:

“Nuk i lejohet gruas që beson në Zot, të lejojë hyrjen e atij që burri e urren. Ajo nuk duhet të dalë jashtë shtëpie nëse nuk dëshiron ai dhe të mos bëjë diç që i kundërshton rregullat e tij, si dhe të mos largohet nga shtrati i tij (të mos refuzojë aktin giinor). Po ashtu ajo s ‘duhet ta rrahë në qoftë se ka trup më të fuqishëm se ai. Nëse ai është më tepër gabimtar, atëherë ajo duhet ta qetësojë. Nëse e pranon pëlqimin e saj, atëherë pëlqimin e saj do ta pranojë edhe Zoti. Nëse nuk është e kënaqur me të, atëherë Zoti do ta pranojë arsyen e saj”. (Transmetim i Hakimit)

Toleranca e ndërsjellë bashkëshortore

Burri duhet të jetë tolerant ndaj gruas së vet në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen dhe që e urren. Ai duhet të dijë se ka të bëjë me një qenie njerëzore që ka karakteristika të posaçme natyrore. Pra, ai duhet t’i harmonizojë cilësitë e mira të saj me jo të mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Në një hadith thuhet: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund t’i pëlqejë diçka tjetër”. (Transmetim i Muslimit.)

Zoti i Madhëruar thotë:

“Bëni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që All-Ilahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urrenit. (Nisâ, 19).

Islami kërkon prej burrit të jetë tolerant dhe durimtar ndaj asaj që e urren te gruaja e vet ashtu siç kërkon edhe prej gruas të jetë toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundësi dhe durim dhe ia tërheq vërejtjen që të mos e kalojë natën pa u pajtuar me burrin të cilin e ka hidhëruar. Në një hadith thuhet:

“Namazi i tre personave nuk ngrihet më lartë se një pëllëmbë nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin që e urren atë; gruaja që kalon natën pa u pajtuar me burrin që e ka hidhëruar dhe dy vëllezërit e kacafytur.” (Transmetim i Ibën Maxhes dhe Ibën Habanit në Sahihun e vet.)

Kundërshtimi dhe grindja

Meqë burri është përgjegjës i shtëpisë dhe bartës i familjes në bazë të strukturës, aftësisë dhe pozitës së tij dhe dhënës i mehrit e fumizues i saj, atëherë nuk i lejohet gruas ta kundërshtojë autoritetin e tij e ta shkatërrojë shtëpinë. Në qoftë se burri has në kundërshtim me gruan e tij dhe ballafaqohet me grindje, ai obligohet ta korrigjojë duke filluar me fjalë të mira, me udhëzime efektive dhe me nirëkuptim. Në qoftë se nuk arrin sukses, atëherë duhet të largohet nga shtrati, me pretekst se ndoshta kështu do të ndikojë në natyrën e saj që ajo të përmirësohet. Në qoftë se edhe kështu nuk ka sukses, atëherë i lejohet ta rrahë me dorë por me kusht që të largohet nga fytyra dhe nga pjesët tjera të ndieshme. Nëse edhe kjo mënyrë dështon, atëherë i lejohet ta rrahë me shkop ose me ndonjë vegël tjetër që shkakton dhembje. Rrahja e tillë ka karakterin e ngjarjes që e përshkroi Pejgamberi a.s. në një rast hidhërimi me shërbëtorin e vet, kur i thotë:

“Sikur të mos ishte hakmarrja Ditën e Kijametit, do të të rrahja me këtë misvak”. (Ibën Sa’di në Et-tabakat.)

Pejgamberi a.s. i shmangej metodës së rrahjes dhe thoshte:

“Pse ta rrahë ndokush gruan e vet ashtu siç rrihet robi, kur mund të flejë me të në fund të ditës!” (Transmetim i Ahmedit dhe i Buhariut)

Për ata që i rrahin gratë thotë: “Ata me siguri nuk janë më të mirët e mesit tuaj”. (Në Fet’h transmetohet nga Ahmedi, Davudi, Nesaiu, Ibën Habani dhe Hakimi e të cilët e konsiderojnë si hadith Sahih nga Ijas ibën Abdull-llah ibën Ebi Dhibab.)

Imam Ibn Haxher thotë: Hadithi i Pejgamberit a.s. “Më të mirët e mesit tuaj nuk rrahin”, vërteton se rrahja në përgjithësi është e lejuar por me qëllim disiplinor dhe në raste konkrete. Më mirë do të ishte sikur të mjaftonte me kërcënim në qoftë se ka sukses, dhe në këtë rast burri duhet të largohet nga përdorimi i forcës, sepse forca shkakton urrejtjen që është në kundërshtim me harmoninë e pritur nga martesa. Forca lejohet në qoftë se bëhet ndonjë mëkat ndaj Zotit. Në një hadith të transmetuar nga Nisaiu, Aisheja r.a. thotë:

“Pejgamberi a.s. nuk e ka rrahur asnjë grua të veten e asnjë shërbëtor të tij. Në realitet, ai nuk e ka rrahur askënd me dorë, me përjashtim të rrahjes për hir të Zotit, ose për ndalimin e harameve të caktuara nga Zoti, apo për shpagimin në emër të Zotit.” (Fet-hul-bari, vëll, 9, f. 249.) Në qoftë se situata keqësohet edhe më tepër, atëherë ndërhyjnë njerëz të mençur e të devotshëm nga shoqëria islame për ta përmirësuar situatën dhe zgjedhin dy pari të mençura nga të dy palët për gjykim, me qëllim që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Ndoshta sinqeriteti i tyre do të jetë i frytshëm dhe Zoti do t’i pajtojë.

Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

“E ata që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-Ilahu është më i larti më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes midis tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësit) kanë për qëllim pajtimin, All-Ilahu ju mundëson afrimin midis tyre (burrit e gruas). All-Ilahu është i dijshëm, është njohës i mirë”. (Nisâ, 34-35).

Kur lejohet shkurorëzimi (Talâku)

Nëse të gjitha këto orvatje dështojnë dhe nëse të gjitha metodat e ndërmarra pësojnë disfatë, atëherë muslimanit i lejohet zgjidhja e fundit të cilën e ka caktuar sheriati.

Pra, në këto raste të papëlqyeshme, vetëm shkurorëzimi mund t’i zgjidhë problemet. Islami me urrejtje e lejon këtë mënyrë, nuk e pëlqen e as nuk e preferon. Pejgamberi a.s. thotë:

“Hallalli më i urrejtur është shkurorëzimi (Talâku) “, ose “Halllalli më i urrejtur te Zoti është shkurorëzimi (Talâku). ” (Transmetim i Ebu Davudit)

Trajtlmi i Talâkuit si hallall i urrejtur vërteton se ky është lehtësim në rast nevoje, gjegjësisht atëherë kur bashkëjetesa vështirësohet dhe kur dy paritë gjykojnë se vështirë është të përmirësohen marrëdhëniet midis burrit e gruas. Sipas një thënieje, ndarja bëhet atëherë kur nuk ka pajtim. Zoti i Madhëruar thotë:

“Por nëse ndahen prej njëri – tjetrit, All-Ilahu begaton me mirësinë e tij secilin prej tyre”. (Nisà, 130).

Shkurorëzimi para Islamit

Nuk është Islami i vetmi që lejoi shkurorëzimin, por ky akt ishte i njohur edhe para tij në tërë botën, përveç te disa popuj. Kur hidhërohej burri e dëbonte gruan nga shtëpia, qoftë me të drejtë apo pa të drejtë, ndërsa gruaja s’kishte kurrfarë mbrojtje, kompensim ose të drejtë.

Në kohën e civilizmit grek, shkurorëzimi ishte i njohur dhe nuk kufizohej me kurrfarë kushtesh. Te romakët shkurorëzimi ishte pjesë e kontratës së kurorëzimit, bile gjykatësi kishte të drejtë të bënte shkurorëzimin edhe në qoftë se burri e gruaja vendosnin të mos ndahen. Martesa fetare te romakët në fillim e ndalonte shkurorëzimin, mirëpo në të njëjtën kohë, i jepte autoritet shumë të gjerë e të paktifizuar bashkëshortit ndaj bashkëshortes, bile edhe ta vrasë. Pas një kohe e lejoi ashtu siç e lejonte e drejta civile./hijaislame.com