Rtv Pendimi

Të dua Fejsbuk

Të dua Fejsbuk, ty ma shum se dajën
Për ty me gjithkan, pe nisi belajën
Edhe kur dal n’kafe, jam me ty Fejsbuk
Me ty dal shëtitna, me ty po ha buk
Me ty edhe n’dasëm, i shkruj dy tri shkronja
E madhe po del kjo, dashuri e jonja
Me ty po baj llafe, beso ma kollaj
Share muhabetet, deri sa pi çaj
Me ty a beson, pa kry i la punt
Mas teje tranona, e jam shum i smunt
Fejsbuk përnime, duna me vendos
Ty duhet me t’mshel se, ti mu m’ke burgos

Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah )

TË NGJAJSHME