Rtv Pendimi

TË KËNAQURIT E ALLAHUT

E veja frikësohet prej fjalëve të njerëzve.
E divorcuara frikësohet prej fjalëve të njerëzve.
Ai që nuk ka mundësi të punojë frikësohet prej fjalëve të njerëzve.
I varfri frikësohet prej fjalëve të njerëzve.
Edhe ajo, që i ka ikur treni i martesës frikësohet prej fjalëve të njerëzve.
Dhe njerëzit i frikësohen njëri-tjetrit.
A është e logjikshme që njeriu t’i humbë ambiciet dhe ëndrrat e veta dhe të largohet nga realizimi i qëllimeve dhe i synimeve të tij për t’i kënaqur njerëzit?!
Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet dot.
Jeta jote është vetëm e jotja.
Ti je ai që do ta jetojë dhe ti je ai që do të vdesë.
Prandaj, kënaqu me çdo moment të jetës sate, pa e jetuar atë për t’i kënaqur njerëzit.
Të kënaqurit e Allahut, është më i rëndësishëm, sesa të kënaqurit e të gjithë njerëzve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME