A e di se fjala e urtë e njohur: “Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet”, njerëzit gjithmonë e përcjellin të mangët dhe jo të plotësuar.
Ajo e plotësuar është nga urtësitë më madhështore dhe është si vijon: “Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet, kurse të kënaqurit e Allahut është synim që nuk lihet, lëre atë që nuk arrihet dhe arrije atë që nuk lihet.”
Nuk është kusht të jesh i veshur mirë, që të dukesh i bukur.
E as të lavdërohesh, që të jesh i dashur.
E as të jesh i pasur, që të jetosh i lumtur.
Por, mjafton vetëm ta kënaqësh Zotin tënd dhe Ai do të të bëjë te njerëzit, të bukur, të dashur dhe të lumtur.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU