Rtv Pendimi

TË MIRAT E AJRIT TË FTOHTË DIMËROR

Depresioni dimëror dhe të ftohtët e pakëndshëm, janë shkak i lëvizjeve të kufizuara dhe i qëndrimit të shkurtër në vende të hapura.

Në vend që të rrini në hapësira të pa ajrosura dhe të jeni kundër vetvetes e kundër trupit tuaj, dilni dhe mbushni bateritë tuaja me dritë dhe me oksigjen, porse edhe me ngjyra dhe me aroma me të cilat janë përplot ditët dimërore.
Ecja vetëm 30- minutëshe e çdoditshme, do të bëjë mrekulli. E gjithë energjia negative, në çast do të shndërrohet në energji pozitive, ndërsa tendosja e shkaktuar me probleme private ose zyrtare, shumë shpejt do të largohet.
Drita ditore dhe ajri i ftohtë dimëror do ta forcojnë qarkullimin dhe sistemin tuaj imunologjik.
Aktivitete përjashta kanë përparësi të mrekullueshme shëndetësore gjatë dimrit. Ajri i ftohët dhe i freskët ndoshta do t’ju mbyllë në ngrohtësinë e shtëpisë, por aktivitetet në një mot të tillë bëjnë mrekulli për disponimin tuaj. Madje edhe hulumtimet shkencore nxjerrin fakte kyçe që vërtetojnë përparësitë e aktiviteteve dimërore.
Ajri i ftohtë dimëror balancon hormonet dhe ndihmon të humbni kilogramë; janë të shkëlqyera për forcimin e zemrës dhe sistemit respirator; shpejtojnë metabolizmin, sepse trupi shpenzon energjinë shtesë për t’u ngrohur dhe për t’iu përshtatur temperaturës.
Ekspozimi në ajrin e dimrit nxit krijimin e emocioneve pozitive, ndërsa redukton ndikimin e atyre negative, madje redukton ndjenjën e depresionit dimëror.
Përparësitë e dritës natyrore dhe ajrit të freskët do të përmirësojnë shëndetin fizik, por njëlloj kështu edhe shëndetin shpirtëror dhe emocional.
Mos harroni, natyrisht, edhe tubimet familjare dhe miqësore, që përfshijnë gjuajtjen me topa bore, rrëshqitjen me saja, që përfundojnë me kënaqësi pijesh të nxehta, të cilat e nxehin trupin dhe shpirtin, sepse paraqesin përjetime që mbahen mend.

TË NGJAJSHME