Ftoi ndikon në bark si astringent (tkurës).
Parandalon gjakderdhjen e tepërt gjatë pastrimit mujor.Ngrënia e ftoit pas ushqimit pushon barkun,
Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollitjes dhe dhembjeve në fyt.Ajka nga ftoi i freskon damarët dhe forcon barkun.
Enesi transmeton hadithin:
“Hani ftoin në bark të zbrazët” Talha transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Sepse vërtetë ai e qetëson zemrën”.
Transmeton Ibn Maxhe.
Ibn Maxhe po ashtu e transmeton hadithin:
“Hani ftoin, sepse, ai e qetëson zemrën, kurse All-llahu, subhanehu ve teala, nuk ka dërguar pejgamberë, e të mos i kishte dhënë të hajë ftua të Xhennetit, sepse ai i ka dhënë fuqi së paku të dyzet njerëzve”.
Nga i njëjti transmetues është edhe ky hadith: “Le të hanë ftonj gratë e juaja shtatëzënë, sepse vërtet ato e bëjnë zemrën më të butë dhe të mirë”.Kur thuhet, e bëjnë zemrën më të butë’ ka për qëllim se ftoi në zemër futë butësi dhe mirësi.
Ftoi është një frut i shijshëm, por jo shume i përdorur. Megjithatë ai është plot vitamina dhe sjell shume te mira tek organizmi.
Karakteristika kryesore e ftoit është mungesa e fibrave ne krahasim me frutat e tjerë. Efektet energjetike dhe tonifikuese te tij janë te nevojshme për florin e zorrëve. Ai lufton diarrenë dhe ul sasinë e kolesterolit ne gjak.
Tanina dhe pektina e tij përdoren për te luftuar sëmundjet kardio-vaskulare, kancerin, diabetin, por edhe obezitetin.
Paralelisht me ketë, ftoi përmban edhe shume vitamina. Ndërmjet tyre mund te përmendim vitaminën A, B1, B2 dhe PP.
Edhe pse përmban vetëm 15mg/100gr vitamine C ky frut zë një vend te mire kundrejt frutave te tjerë. Duhet ta dini se pjekja e tij heq një pjese te kësaj vitamine.
Ftoi gjithashtu përmban edhe kripëra minerale, magnez (8mg/100gr), fosfor (17mg/100gr), bakër (0,13mg/100gr ), kalcium (11mg/100gr) dhe kalium (197mg/100gr).
Duke qene edhe qetësues, konsumimi i tij i jep force dhe tonalitet organizmit.
P.s.Por mos e konsumo në sasi të madhe shkakton kolikë (shtërngim barku)
Pregaditi: Abdullah Çallaku