Të mirat e lëngut të dredhëzës

Ekspertët britanikë theksojnë se lëngjet e dredhëzës fshehin dobi të pabesueshme shëndetësore.

Nëse ju mundon kolesteroli dhe dëshironi enë më të shëndetshme të gjakut, dredhëzat janë zgjidhja, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Ekspertët nga Universiteti në Uaruik kanë vëzhguar ndikimin e dredhëzave në shëndetin e zemrës dhe enë të gjakut dhe me këtë rast kanë zbuluar se si ekstraktet e dredhëzës e aktivizojnë një proteinë mjaft të rëndësishme në organizëm.

Këtu bëhet fjalë për proteinën Nrf2, për të cilën është vërtetuar se posedon ndikim antioksidues, si dhe ndikon në formulat mbrojtëse dhe në zvogëlimin e sasisë së lipoideve dhe kolesterolit në gjak, shkruan “Zëri“.

Hulumtimet e hershme kanë treguar se si konsumimi i dredhëzave ulë sasinë e glukozës, si dhe kolesterolin LDL, njëherësh duke ulur rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e diabetit dhe sëmundjet tjera të zemrës.

Ky është hulumtimi i parë që ka zbuluar mekanizmin e ndikimit të dredhëzës në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Por është konstatuar se lëngu i dredhëzës, ai që është 100 për qind natyral, ka efektin më të madh ndaj shëndetit. /ZËRI/