Teknologjia 4G po përhapet me shpejtësi dhe më së shumti në vendet e zhvilluara që dalëngadalë po braktisin 3G.
Në kohë që 4G shtrihet vetëm në një pjesë të vogël të tregut, gara globale për ndërtimin e teknologjisë 5G është në kulmin e saj.
Shumë mund të mendojnë se me 5G do t’u ofrohet një internet i shpejtë, mundësinë për të hapur disa faqe njëkohësisht në aparatin e tyre celular e të tjera avantazhe si këto. Dhe kanë të drejtë. Por përveç këtyre 5G premton të jetë një revolucion i vërtetë.
Rahm Tafazolli, udhëheqës i grupit të punës të financuar nga qeveria britanike në Qendrën e Inovacionit në Universitetin e Surrey-t, i ngarkuar me detyrën për të ndërtuar teknologjinë 5G thotë se 5G do të jetë ‘një harmonizim dramatik i spektrit të radio-valëve’.
Çfarë do të thotë kjo? Sipas tij, kjo përkthehet në ‘qytete inteligjente’ të ndërlidhura fort me njëri tjetrin, pavarësisht distancës, operacione kirurgjike të ndërmarra të kryera në distancë, makina që lëvizin pa qenë nevoja për të patur drejtues tek to, por që kontrollohen nga larg nëpërmjet aparatit telefonik e të tjera avantazhe.
Shkurt, 5G do të revolucionarizojë mënyrën tonë të jetesës duke u kursyer kohë prindërve për të marrë fëmijët nga kopështi apo shkolla, por ndoshta edhe duke i shtuar të tjera ‘doza’ sedentarizmi shoqërisë moderne.
Megjithatë, për momentin është ende shpejt pasi kjo teknologji akoma nuk është gati, megjithëse rruga ku po punohet është ajo e duhura, siç thotë Tafazolli.