Telefonat e së ardhmes do të kenë 1TB memorie

 

Telefonat e zgjuar kanë mundësi të pafund, por memoria nuk ka kaluar limitet.

Shkencëtarët e Rice University, kanë ardhur në përfundim të një studimi që ndihmon në rritjen e memories tek pajisjet e zgjuara që përdorim çdo ditë.

Ende nuk janë dhënë detaje se si do të punohet, që telefoni të ketë një TB të RAM memories, mirëpo besohet se kjo do të zgjasë 100 herë më shumë se telefonat e zakonshëm.

Rritja e memories do të thotë edhe madhësi më të madhe të telefonit, por shkencëtarët kanë thënë se ‘e tëra do të jetë sa një pullë postare’.

James Tour që është në krye të këtij hulumtimi, ka thënë se ‘janë duke u shqyrtuar vetëm marrëveshjet me prodhuesit, të cilët brenda pak javësh do të fillojnë punimet’.

Kjo do të thotë që vetëm në pak kohë, në duar mund të kemi telefon që ka mega memorie./Telegrafi/