Rrjedhja e fundit online sugjeron se telefoni do të jetë gati në fillim të vitit 2016, dhe se i njëjti do të shfaqet në Kongresin Botëror Mobil i cili mbahet në fillim të vitit në Barcelonë.
Por të gjithë duan ta dinë se si funksionon Project Valley.
Telefoni i ri do ta përdor teknologjinë fleksibile të OLED për ta mundësuar një model telefoni me një ekran që mund të lakohet, në vend se thjesht të vijë i lakuar sikurse Samsung Galaxy S6 Edge.
Mendoni për diçka si një nga ato modelet e vjetra të telefonave që paloheshin, por me një ekran të vetëm, shumë më të madh.
Këto rrjedhje të reja vijnë nga rrjeti social kinez. Ata sugjerojnë Samsung është duke u përpjekur që telefonat e saj ti pajis me Snapdragon 620 dhe 820 GPU, dhe të dyja versionet të vijnë me nga 3GB RAM. (Telegrafi)