Telefoni më i hollë në botë tani është me 4.75mm!

Beteja e prodhuesve të telefonave të mençur mobil është duke u zhvilluar në disa fronte. Së fundmi, prodhuesit e telefonave janë duke u shtyrë se cili po e krijon telefonin më të hollë në botë.

Së fundmi, janë prodhuesit kinez ata që po i shtyejnë limitet edhe më tej. Pas telefonave të hollë që tashmë janë prezantuar në publik, përkatësisht modeleve si Gionee Elife S5.1 me 5.1mm dhe Oppo R5 me 4.85mm, është Vivo që e ka thyer rekordin e pajisjes më të hollë mobile.

Në fakt, prodhuesi kinez tashmë e ka prezantuar telefonin më të ri në Android, modelin Vivo X5Max me 4.75mm, i cili përkundër këtyre përmasave të hollësisë, përsëri arrin që të përfshijë disa karakteristika të pëlqyeshme harduerike.

Telefoni i hollë me trupin prej alumini sjell ekranin me 5.5 inç në 1080p Super AMOLED dhe kamerën e përparme me 5MP f/2.4, ndërsa në anën e pasme e ofron kamerën me 13MP.

Në tërësi, telefoni më i hollë në botë për momentin duket tepër i lehtë, por në të njëjtën kohë edhe shumë solid, dhe i mirë-ndërtuar. (Telegrafi)