Rtv Pendimi
Shkenca dhe teknologjia

Televizori në dhomë shkakton obezitet tek fëmijët

Fëmijët, që kanë televizorë në dhomat e tyre të gjumit, kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, sesa ata që nuk kanë.

Ky është përfundimi, në të cilin kanë dalë kërkuesit e Kolegjit universitar të Londrës. Veçanërisht për vajzat, ata kanë zbuluar se, sa më shumë kohë kalojnë para televizorit, aq më shumë kilogramë fitojnë.

Kërkuesit thonë se tani ka një nevojë urgjente për të parë nëse pasoja të njëjta shkaktojnë edhe laptopët apo telefonat celularë.

Sipas ekspertëve, ekspozimi i gjatë i fëmijëve para ekraneve pasohet me një kombinim të rrezikshëm të rreziqeve shëndetësore.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat nga më shumë se 12 mijë fëmijë në Britaninë e Madhe. Shkencëtarët zbuluan se, më shumë sesa gjysma e fëmijëve kishin televizorë në dhomat e tyre të gjumit në moshën shtatëvjeçare.

Prindërve iu kërkua të tregonin sa orë në ditë kalonte një fëmijë duke parë televizor. Më pas, kur fëmijët arrinin moshën 11 vjeç, kërkuesit vlerësonin peshën e tyre. Vajzat që kishin televizor në dhomë në moshën shtatëvjeçare, ishin 30 për qind më të ekspozuara për të qenë mbipeshë në moshën 11-vjeçare, krahasuar me fëmijët që nuk kishin televizorë në dhomat e gjumit.

Për djemtë, rreziku ishte 20 për qind. Studimi tregon kështu një lidhje të qartë mes televizorit në dhomën e gjumit të fëmijës dhe mbipeshës së disa viteve më pas. “Ndërsa ekranet e televizorit bëhen gjithnjë e më të holla, fëmijët tanë shëndoshen gjithnjë e më shumë”, thonë vet kërkuesit.

Të ngjajshme

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi

Kushtrim Guraj

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

Kushtrim Guraj

Kamerat e vëzhgimit tani do të zbulojnë automatikisht njerëzit me temperaturë

Qëndrim Ibrahimi

Interneti 5G do të ndryshojë jetën rrënjësisht

Qëndrim Ibrahimi

Google merr një veprim interesant

Kushtrim Guraj

Në 2030 shumica e automjeteve në tregun botëror do të jenë elektrike

Kushtrim Guraj

Rritet tregu i automjeteve në BE

Kushtrim Guraj

Si ta shihni kush e përdor Wi-Fi tuaj?

Kushtrim Guraj

Microsoft është duke punuar në mbi 100 dizajne të reja ikonash

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU