Do ju duhen:
- 1 fileto pule e prerë në copa gjatësore të holla
- 2 karrota të prera me copa të holla (me atë që i qëroni)
- 1 kokë brokoli
- 1 qepë të vogël të prerë në copa gjatësore.
- 2 kunguj të prerë në copa gjatësore.
- Kripë, piper, salcë soje, salce midhjesh (sipas rastit)
- Fara susami
Përgatitja:
- Marinoni fileton e pulës të prerë me kripë, piper, pak vaj ulliri, dhe 2 lugë salce soje. Këtë bëjeni në nje pjatë të thelle. Miksojini mire bashkë. Idealisht marinimi në salcë soje duhet të qëndrojë për rreth 30 min që ta thithi sic duhet.
- Vendosni një tenxhere me ujë të vlojë. Sapo të jetë duke vluar, hidhni brokolit. Brokolit janë gati për 5 minuta.
- Në një tigan të thellë, të nxehur mire, ne zjarr të lartë, hidhni pak vaj ulliri. Sapo të jetë ngrohur, hidhini fileton. Këtu me kujdes, pasi salca e sojës kërcet! Qëllimi këtu është që të mos ta mbingarkojmë tiganin – nëse keni më shumë pulë, bëni 2 tigane.
- Copat e pulës do duan 3 min nga secila anë.
- Sapo të jenë gati hiqini, dhe skuqni perimet një nga një. Karrotat vec, kungujt me qepet vec. Në secilin rast, perimet marinojini me kripë dhe piper.
- Kur të jenë gati të gjitha, hidhini në tigan bashkë dhe shtoni pak salce soje, dhe oyster sauce.
- Trazojini mire në zjarr të mesëm, sigurohuni që salca të jetë integruar me përbërësit edhe shtoni pak fara susami.
- Nëse do kishit qepë të njoma, gjysmat do ti skuqnit paraprakisht, gjysmat do ti shtonit tani.
Kjo pjatë shoqërohet shumë mire me pak oriz të bardhë.