Rtv Pendimi

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Tendeca Aziatike me fileto pule dhe perime

Do ju duhen:

  • 1 fileto pule e prerë në copa gjatësore të holla
  • 2 karrota të prera me copa të holla (me atë që i qëroni)
  • 1 kokë brokoli
  • 1 qepë të vogël të prerë në copa gjatësore.
  • 2 kunguj të prerë në copa gjatësore.
  • Kripë, piper, salcë soje, salce midhjesh (sipas rastit)
  • Fara susami

Përgatitja:

  1. Marinoni fileton e pulës të prerë me kripë, piper, pak vaj ulliri, dhe 2 lugë salce soje. Këtë bëjeni në nje pjatë të thelle. Miksojini mire bashkë. Idealisht marinimi në salcë soje duhet të qëndrojë për rreth 30 min që ta thithi sic duhet.
  2. Vendosni një tenxhere me ujë të vlojë. Sapo të jetë duke vluar, hidhni brokolit. Brokolit janë gati për 5 minuta.
  3. Në një tigan të thellë, të nxehur mire, ne zjarr të lartë, hidhni pak vaj ulliri. Sapo të jetë ngrohur, hidhini fileton. Këtu me kujdes, pasi salca e sojës kërcet! Qëllimi këtu është që të mos ta mbingarkojmë tiganin – nëse keni më shumë pulë, bëni 2 tigane.
  4. Copat e pulës do duan 3 min nga secila anë.
  5. Sapo të jenë gati hiqini, dhe skuqni perimet një nga një. Karrotat vec, kungujt me qepet vec. Në secilin rast, perimet marinojini me kripë dhe piper.
  6. Kur të jenë gati të gjitha, hidhini në tigan bashkë dhe shtoni pak salce soje, dhe oyster sauce.
  7. Trazojini mire në zjarr të mesëm, sigurohuni që salca të jetë integruar me përbërësit edhe shtoni pak fara susami.
  8. Nëse do kishit qepë të njoma, gjysmat do ti skuqnit paraprakisht, gjysmat do ti shtonit tani.

Kjo pjatë shoqërohet shumë mire me pak oriz të bardhë.

TË NGJAJSHME