Rtv Pendimi
Vip Well
auto lider
Samet Tours
Good life Restaurant
Artikuj Haxhi

Termat e Haxhit:

Muslim Shop

1-Cfare jane muajte e shenjte? Thote Allahu I madheruar:” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj).” (Teube:36). Muajte e shenjte jane:Dhulkade,Dhulhixhe,Muaharrem dhe muaji Rexheb.

2-Cfare eshte Ihlali ne Haxh? “Ihlali” eshte ngritja e zerit duke thene telbijen. Vendi I Ihlalit eshte Mikati,zona e pasacme qe behet njeti per umre apo Haxh dhe nuk lejohet kalimi I kesaj Zone pa bere njetin.

3-Cilat jane ditet e Teshrikut? Jane tre ditet pas dites se pare te kurban bajramit ose dita e dyte,e trete dhe e katert e bajramit.Quhet me kete emer nga kuptimi gjuhesor I kesaj fjale sepse ne keto dite pergatitej mishi I Kurbanit qe pritej diten e pare te bajramit.Gjithashtu keto dite quhen edhe ditet e Minase sepse ne keto dite Haxhit buajne ne zonen e Minase.

4-Cila dite eshte quajtur me emrin “Haxhi I madh”? Dita e pare e kurban bajramit eshte quajtur me kete emer.

5- Cfare nenkupton “Haxhi I vogel”? Umreja,vizita e qabes duke bere tavaf,ecjen mes kodrave dhe prejen e flokeve quhet ndryshe Haxhi I vogel.

6- Cfare eshte Mikati? Mikati ne kuptimin kohor eshte momenti qe lejohet udhetimi drejt Qabes per te bere ritualin e Haxhit, moment qe fillon qe nga muaji sheval deri ne diten e Arafatit. Ndersa si vend Mikati nenkupton ate zone ne drejtim te Mekes qe nuk lejohet te kalohet pa e bere njetin e Umres apo Haxhit.

7-Cila dite quhet dita e Tervijes? Dita e tete e muajit Dhulhixhe (nje dite para dites se Arafatit) quhet dita e Tervijes dhe eshte e pelqyer qe ne kete dite Haxhite te drejtohen per ne Mina per te qendruar deri ne diten e Arafatit.Eshte quajtur me kete emer nga kuptimi I saj gjuhesor sepse ne kete dite behej transporti I ujit ne Mina dhe Arafat.

8-Xhebelu Rrahme:Mali I meshires: Eshte mali ne luginen e Arafatit ne te cilen Muhamedi a.s. mbajti Hutben e lamtumires.Gjithashtu quhet ndryshe edhe Mali I Lutjes. Verejtje:Nuk eshte prej sunetit ngjitja e ketij mali per te bere dua pasi I gjithe Arafati eshte vend duaje dhe caktimi I ketij mali per dua shkakton kaos dhe probleme qe cenojne zhvillimin normal te Haxhit, biles disa dijetare kane thene qe ngjitja e ketij mali eshte risi.

9-Cfare jane Xhemeratet? Jane vendet ne te cilat gjuhen guret gjate diteve te Haxhit.Xhemeratet jane tre te tilla te cilat ndodhen afer xhamis ne Hife.

10-Cfare eshte Arafati? Arafati eshte prej vendeve te shenjta ku pikerisht qendrimi ne Arafat eshte shtylla me e rendesishme e Haxhit.Arafati eshte mal qe bie ne mes qyetit te Mekes dhe Taifit,rreth 10 km larg Minase.

11- Cfare eshte Muzdelifeja? Muzdelifeja eshte nga vendet e shenjta qe bie ne mes Arafatit dhe Minas rreth 5.5 km larg saj.Pas perendimit te diellit te dites se Arafatit Haxhit dynden per ne Muzdelife ku qendrojne deri pas sabahut te dites tjeter(Dita e pare e Kurban Bajramit).Ne Kuranin famelarte Muzdelifeja quhet “El Meshar Elharam”

12-Cfare eshte Mekami Ibrahim? Eshte guri ku mbi te ngjitej Ibrahimi a.s. gjate ndertimit te qabes I cili eshte vendfalje per besimtaret.

13-Cfare eshte Lugina e Urnes? Lugina e Urnes ndodhet shume afer Arafatit dhe Muhamedi a.s. ka terhequr verejtjen qe kjo lugine nuk eshte vendqendrim ne diten e Arafati.

14-Cfare eshte Ihrami? Ihram quhet berja e njetit per Umre ose per Haxh.Kur behet njeti Haxhiu vesh Dy rrobat e bardha dhe largohet nga gjerat qe jane te ndaluara deri ne perfundimin e Haxhit. Verejte:Ne gjuhen e perditshme Ihram quhen dy rrobat e bardha qe vishen gjate Umres ose Haxhit,ndersa ne terminologjine e Fukahave ihrami ka per qellim berjen e njetit.

15-Cfare eshte Tehaluli? Tehaluli eshte dalja nga Ihrami dhe lejohen ato gjera qe kane qene te ndaluara gjate Ihramit.Tehaluli eshte dy lloje: 1-Tehalul I vogel ose ndryshe Tehaluli I pare: Nese haxhiu vepron dy nga keto vepra:Gjuajtjen e gureve,Kurbanin dhe Prerjen ose rruajtjen e flokeve ,atehere quhet se ka dalur nga Ihrami I pare dhe atij I lejohet cdo gje qe e ka pasur te ndaluar gjate Ihramit pervec marrdhenieve bashkshortore. 2-Tehaluli I Madh ose ndryshe Tehaluli I dyte: Nese ka dale nga Ihrami I pare dhe kesaj ja shton edhe kryerjen e Tavafit te Haxhit quhet se Haxhiu eshte I dale komplet nga Ihrami dhe I lejohen te gjitha ndalesat e Ihramit.

16-Cfare eshte Telbija? Telbija eshte thenia e cila e shoqeron Haxhiun gjate pjeses me te madhe te Haxhit. “Lebejkallahume lebejk lebejke la sherike leke lebejk inel hamde venimet leke vel mulk la sherike lek.” Te pergjigjem o Allah te pergjigjem,te pergjigjem ty qe nuk ke ortak te pergjigjem,falenderimi ,miresite dhe sundimi te takojne ty,ti je I pashok.

17-Cfare eshte tavafi I Ifades? Tavafi I Ifadas ose ndryshe Tavafi I Haxhit I cili behet pas kthimit nga Arafati dhe Muzdelifeja eshte prej shtyllave kryesore te Haxhit.

Hamid el-Alij : Kuvajt Pershtati ne Shqip:Ensar Ismalaj

Të ngjajshme

Çka lejohet të shihet nga femra muslimane para martesës? A lejohet ta heqë shaminë që t’ia tregojë flokët atij që e kërkon dorën e saj?

Kushtrim Guraj

Në syfyr ka bereqet

Kushtrim Guraj

Ligjërata mbi zuhdin/asketizmin

Kushtrim Guraj

KUSH PO E DETYRON GANI MEHMETAJN TË BËNË PËRÇARJE TË SHËMTUAR KOMBËTARE DHE FETARE

Kushtrim Guraj

Fjalimi i Ulvi Fejzullahut për Radio Pendimin

Kushtrim Guraj

Shejh Albani, shqiptari që u bë dijetar i shekullit të kaluar në botën islame (Video)

Kushtrim Guraj

IBADETI NË MUAJIN DHUL HIXHE

Kushtrim Guraj

DISA VEÇORI TË HAXHIT DHE KUSHTET E TIJ

Kushtrim Guraj

Sufizmi

Kushtrim Guraj