Tërmeti me fuqi prej 7,5 ballësh që goditi dje Perunë perëndimore ka shkaktuar disa të lënduar dhe qindra objekte të shkatërruara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 42 kilometra në veriperëndim të qytetit bregdetar Barranca.
Pas tërmetit nuk u lëshua asnjë alarm për cunami.
Një njoftimin e Qendrës Kombëtare për Operacionet e Emergjencave (COEN) konfirmohet se katër persona u lënduan nga tërmeti.
Shtatë kisha, tre objekte shëndetësore dhe 220 shtëpi janë dëmtuar, nga të cilat 75 janë shkatërruar plotësisht.
Duke theksuar se 867 persona mbetën të pastrehë, COEN njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë.
Presidenti peruan, Pedro Castillo, ka njoftuar se do të vizitojë qytetin La Jalca në rajonin e Amazonës, i cili u dëmtua më shumë nga tërmeti.
Në tërmetin me fuqi prej 7,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit që goditi Perunë më 15 gusht të vitit 2007 humbën jetën 595 persona.