Tërmeti trondit disa pjesë të Greqisë, nuk raportohet për dëme

Një tërmet me magnitudë 5,4 goditi Greqinë veriore dhe u ndje në kryeqytet. Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti ka ndodhur në orën 13:48 në detin Egje pranë gadishullit të Malit Athos në një thellësi prej 19,3 kilometrash, sipas Institutit të Gjeodinamikës me qendër në Athinë.

Tërmeti u ndje në Athinë, rreth 225 kilometra në jugperëndim të epiqendrës.​​​​​​​