Rtv Pendimi
Lajme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim  Tërnava, po qëndron në një vizitë zyrtare disaditore në Arabinë Saudite.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare, Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri për Çështje Fetare të Arabisë Saudite dr. Abdul-latif Al-Shejh.

“Nikoqiri i dëshiroi mirëseardhje Myftiut dhe e falënderoi për vizitën. Ministri saudit theksoi se Arabia Saudie, me popullin, qeverinë dhe me mbretin e saj Selman bin Abdulaziz AL Saud dhe trashëgimtarin e Fronit, Muhmed bin Selman janë të përkushtuar për bashkëpunim, mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë popujt e botës. Ai theksoi se populli i Kosovës ka vend të veçantë në zemrat e popullit saudit”, thuhet në njoftimin e bërë nga kryesia e BIRK-ut, transmeton Telegrafi.

Myftiu Naim Tërnava në takim me ministrin për Çështje Fetare të Arabisë Saudite dr. Abdul-latif Al-Shejh

Tutje në njoftim thuhet se, “ministri për Çështje Fetare i Arabisë Saudite e njohu Myftiun me punën madhore që po bën Arabia Saudite në luftimin e ektremizmit, terrorizmit dhe radikalizmit dhe me kontributin e madh që po jep për t’u respektuar të gjitha besimet dhe për një bashkëjetesë të të gjithëve pa dallim feje, race, gjuhe dhe etnie”.

Myftiu Tërnava falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite për përkrahjen ofruar Kosovës në periudha të ndryshme dhe në sfera të ndryshe. Ai gjithashtu e njohu nikoqirin me punën dhe aktivitetin e BIK-ut duke theksuar përkushtimin e Bashkësisë Islame për kultivimin e bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, ministri saudit çmoi punën dhe kontributin e BIK-ut në Kosovë dhe vlerësoi shumë angazhimet e Myftiut dhe të BIK-ut për ta afirmuar shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai potencoi gatishmërinë e qeverisë së Arabisë Saudite për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme dhe gatishmërinë e ministrisë që ai udhëheq për bashkëpunim me BIK-un.

Në fund të takimit, të dy palët nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ministri saudit dhe Myftiu Tërnava i dhuruan njëri-tjetrit dhurata simbolike. /Telegrafi/

Të ngjajshme

KMDLNj: Ndërkombëtarët kanë bërë eksperimente me mbetjet mortore

Urim Isma

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Urim Isma

Erdoğan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Urim Isma

SHBA godet Serbinë, dhjetëra kompani pjesë e rrjeteve korruptive

Urim Isma

Familjet e personave të zhdukur që 20 vjet pa përgjigje

Urim Isma

Veseli niset drejt Hagës: Krenar që isha pjesë e UÇK-së

Urim Isma

Rama reagon për deklaratën e Vuçiçit mbi Masakrën e Reçakut

Urim Isma

Zgjedhjet në Britani goditen nga pretendimet për ndërhyrje ruse

Urim Isma

Erdoğan u bën thirrje vendeve të OBI-së ta ndihmojnë Shqipërinë

Urim Isma