Rtv Pendimi

Tesla krijon baterinë që furnizon me energji krejt shtëpinë

Imagjinoni sikur t’ju jetë ndërprerë energjia tek shtëpia. Nuk keni elektricitet, që do të thotë se shumë gjëra nuk funksionojnë, si kompjuteri, televizori, kondicioneri, e të tjera.

 

Po sikur t’i furnizonit të gjithë këto pajisje me një bateri të vetme?

Kompanitë që merren me prodhimin e makinave, si Toyota dhe Nissan, kanë dhënë idenë për përdorimin e baterive elektrike të makinës për të furnizuar me energji shtëpinë.

 

Tesla gjithashtu është e interesuar për krijimin e një baterie të tillë.

 

Gjatë publikimit të rezultateve financiare të kompanisë Tesla, shefi ekzekutiv i saj, Elon Musk, na la të kuptojmë se kompania po punon për krijimin e një baterie për shtëpi.

 

Dizajni është gati në përfundim dhe prodhimi mund të nisë pas gjashtë muajsh, edhe pse Tesla nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të prezantohet zyrtarisht.

 

Që vitin e kaluar Musk zbuloi këtë plan, por tani po vihet në jetë.

 

“Ne po përpiqemi të gjejmë një bateri të palëvizshme, diçka që mund të jetë si pakoja Model S, diçka e sheshtë, 5 inç që mund të vendoset në mur, me një mbulesë të bukur, një konvertues në dy drejtime, që e vë në punë dhe funksionon,” deklaroi Musk vitin e kaluar.

TË NGJAJSHME