Sa mirë mendoni se i njihni trendet e 2018-ës? Nëse jeni prej atyre që e njihni mjaft mirë kulturën popullore atëherë duhet të luani lojën Google Game of the Year 2018.
Një kuiz i shkurtër dhe i thjeshtë teston dijet tuaja lidhur me atë çfarë njerëzit kanë kërkuar më së shumti në 2018-ën.
2018-ta ka qenë vit i çuditshëm nga cicërimat e Trump, tek problemet e Musk dhe dështimi i Facebook.
Njerëzit, vende, sende dhe shprehje kanë qenë trendet e vitit.
Do tu drejtohen deri në 20 pyetje dhe në fund të merrni rezultatin me pikë. Por keni vetëm tre shanse për të gabuar përndryshe kuizi do të ndalojë menjëherë.