Rtv Pendimi
Lajme

Thaçi dekoron Bashkësinë Islame me “Urdhrin e Pavarësisë”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me “Urdhrin e Pavarësisë” Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë për pavarësinë e Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë si president të ju uroj festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve. Uroj që kjo festë të jetë festë e solidaritetit dhe harmonisë e në të njëjtën kohë t’i kujtojmë të rënët për liri”, tha Thaçi.

Ndërkaq, myftiu Naim Tërnava tha se e falënderon në emër të BIK-ut për këtë dekoratë duke thënë se ky institucion luajti një rol të jashtëzakonshëm në luftën për liri.

“Për neve është një nder dhe respekt i veçantë që në natën e Kurban Bajramit jeni te ne. Uroj të gjithë besimtarët e Kosovës për festën e Bajramit dhe është kënaqësi e veçantë ndarja e kësaj dekorate që siç e thatë edhe ju BIK dha një kontribut të jashtëzakonshme edhe para viteve 98-99, por edhe gjatë luftës”.

“Falë asaj lufte të drejtë dhe çlirimtare sot Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht me një prosperitet dhe gatishmëri për të ecur përpara. Sigurisht që dëshmorët duhet gjithmonë t’i kujtojmë”.

“Edhe në Kuran thuhet që asnjëherë nuk guxojmë të themi për ata që kanë rëndë dëshmorë se janë të vdekur edhe sot i kujtojmë dëshmorët tonë”. Kujtojmë edhe 37 imamët tanë që ranë dëshmorë dhe iu bashkëngjiten numrit të madh që sakrifikuan jetën që ne sot të jetojmë”.

Të ngjajshme

Takim Kosovë-Serbi në Washington më 2 shtator

Kushtrim Guraj

Erdoğan diskuton zhvillimet në Mesdheun Lindor me kreun e Këshillit Evropian

Kushtrim Guraj

Ministri Selimi takon ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

Kushtrim Guraj

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me kancelaren Merkel

Kushtrim Guraj

Turqia do t’i rihapë shkollat më 21 shtator

Kushtrim Guraj

Kosovë, prezantohet fushata “Së bashku kundër COVID-19”

Kushtrim Guraj

BE mbështetje financiare për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Kushtrim Guraj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës falënderon ambasadorin turk për ndihmat kundër COVID-19

Kushtrim Guraj

Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8.000 ndërtesa

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU