Rtv Pendimi
Lajme

Thaçi i drejtohet Kushtetueses rreth vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi këtë hap e bëri të ditur në një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës, një ditë pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së panevojshme në dy orare brenda 24 orëve.

“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim antikushtetues, si president i vendit, duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore, kam vendosur që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese në kërkesë për interpretim të çështjes së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 01/15, me datë 23.03.2020 me Kushtetutën e Kosovës, lidhur kufizimin dhe të drejtat dhe lirive themelore që mbrohen me kushtetutë”, tha Thaçi.

Thaçi u bëri thirrje qytetarëve që ta kalojnë me qetësi situatën e krijuar në përballje me koronavirusin, duke dëgjuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK).

Thaçi tha se vendimi i qeverisë i ka “detyruar, i ka frikësuar dhe ka krijuar panik te qytetarët, për të dalë në mënyrë urgjente dhe kjo urgjencë ka sjellë një tollovi masive me rrezik permanent për zgjerimin e koronavirusit”.

“I jam drejtuar me një letër para pak çastesh edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të rishqyrtojë vendimin e tij që ka krijuar panik e konfuzion e paqartësi dhe frikë të madhe te qytetarët. Ka krijuar tollovi nëpër vendet e shitblerjes”, theksoi Thaçi, i cili kërkon nga Kurti që vendimi të pezullohet deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i publikuar sot nga Qeveria e Kosovës, e cila ka mbajtur dje mbledhje online, parasheh “ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)”.

Sipas këtij vendimi, qarkullimi do t’i mundësohet operatorëve ekonomikë të kualifikuar si më të rëndësishëm të cilat Ministria e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike lejon të operojnë.

Të ngjajshme

Kosovë, shkon në 224 numri i rasteve me COVID-19

Kushtrim Guraj

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Kushtrim Guraj

Francë, konfirmohen 541 vitktima të reja nga COVID-19

Kushtrim Guraj

Kosovë, mbërrin kontingjenti me ndihma nga Turqia për luftimin e koronavirusit

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk: Turqia do të zgjasë gjithmonë dorën e ndihmës për vëllezërit

Kushtrim Guraj

Thaçi: Thellësisht mirënjohës për Turqinë për mbështetjen e Kosovës

Kushtrim Guraj

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të luftuar me COVID-19

Kushtrim Guraj

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të braktis edhe një bazë në Irak

Kushtrim Guraj

BE pranon “pamjaftueshmërinë e mbështetjes ndaj Italisë”

Kushtrim Guraj