Rtv Pendimi
Lajme

Thaçi në Bruksel: Arritja e marrëveshjes nuk do të jetë e lehtë

Dialogu për arritjen e një marrëveshje juridikisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë i lehtë, por kjo është mundësia më e mirë që të shkohet përpara drejt perspektivave evropiane, deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Bruksel para fillimit të vazhdimit të dialogut me ndërmjetësim të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogherini, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi u tha gazetarëve se takimi i sontëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç është nga vargu i takimeve në kuadër të procesit final në tentim të gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti kosovar theksoi se kjo marrëveshje do të ishte ligjërisht obliguese në nivelin ndërkombëtar për të dyja palët, dhe do të ishte “marrëveshje gjithpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke dhe mundësi të anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

“E di se nuk do të jetë e lehtë, ka vështirësi, ka pengesa, kundërshtime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë që të shkohet përpara drejt perspektivës evropiane për të dyja vendet dhe popujt tanë. Andaj do të bëjmë përpjekje maksimale që të afrojmë qëndrimet në interes të arritjes së marrëveshjes”, tha Thaçi.

Aspiratet e Kosovës, shtoi ai, është të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet, si dhe me Serbinë, për të shkuar drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe për të hapur perspektivë globale për shtetin e Kosovës.
Siç njoftoi më herët në Bruksel, së pari do të zhvillohen takime dypalëshe midis BE-së dhe Kosovës dhe BE-Serbisë, e ndjekur nga një darkë pune e përbashkët e të tre palëve.

Të ngjajshme

Shqipëri, konferencë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Kushtrim Guraj

Soylu: Pas tërmetit në Iran, 7 qytetarë tanë humbën jetën në Van

Kushtrim Guraj

Kosova është njohur nga Xhamajka

Kushtrim Guraj

Kinë, mbi 2 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Urim Isma

Tragjedia në Gjilan, sot përfundon obduksioni i pesë viktimave të familjes Bllaca

Urim Isma

Çmimet e konsumit në Kosovë prej 2002-s janë rritur 35 për qind

Urim Isma

Tronditëse – Policja në Gjilan vret katër anëtarët e familjes dhe veten

Kushtrim Guraj

Delegacionet turke dhe ruse fillojnë në ditën e dytë bisedimet për Idlibin

Urim Isma

Ndahen mbi 1.15 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, Rama falënderon duke cituar Kuranin dhe Biblën

Urim Isma