Rtv Pendimi
Lajme

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i ShBA-së.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu sipas tij tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake.

“E mirëpres miratimin e rezolutës “Bytyqi” nga Senati i SHBA-së, që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999. Kjo mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar ai.

Ndryshe Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet

Të ngjajshme

“Mini-Shengeni” ballkanik, nuk mund të realizohet pa përfshirjen e Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Plani B i Kosovës për kualifikim në ‘Euro 2020’: Detajet dhe datat e përballjeve

Qëndrim Ibrahimi

Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

Ahmetaj: Në Qendrën për Numërim të Rezultateve do të numërohen vetëm 1,407 vendvotime 1,472 sa ka urdhëruar PZAP

Qëndrim Ibrahimi

Shqetësuese, diabeti në Kosovë vetëm këtë vit ka prekur 38 persona – nën 18 vjeçarë

Hevzi Hasani

Indonezi, projekti “Ekomesxhid” tërheq vëmendje ndaj ndërgjegjësimit mjedisor

Hevzi Hasani

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma