THUAJ: “MË MJAFTON MUA ALLAHU, SA MBËSHTETËS I MIRË QË ËSHTË”

Nëse të bëhet padrejtësi, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
Kur sprovohesh me sprova, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
Kur të ngushtohen rrugët dhe nuk e gjen askënd nga njerëzit që të të ndihmojë dhe të të përkrahë, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
Nëse je i pafajshëm dhe nuk mund ta paraqesësh atë, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
Nëse mblidhen njerëzit të të dëmtojnë dhe nëse për ndonjë çështje dera të është mbyllur, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
Nëse të vështirësohen çështjet dhe problemet, thuaj: “Më mjafton mua Allahu, sa mbështetës i mirë që është.”
O Zot, lehtësona problemet dhe vështirësitë tona dhe bekona në furnizim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU