THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SE SA AJO E ESHTRAVE

Kur ishin fëmijë, dëshironim që të na thyhet njëra dorë apo këmbë, e të mungojmë nga shkolla, dhe të na vijnë në vizitë shokët dhe të afërmit, e të na mbushin me dhurata.

Kjo ishte gati se dëshira e të gjithëve.

Mirëpo, ku u rritëm, u ballafaquam me shumë, shumë thyerje.

Dhe nuk na vizitoi askush dhe nuk na dhuroi askush asnjë dhuratë.

Këto thyerje, ishin thyerjet e zemrës, të fshehta, dhe nuk kishte mjek për to, përveç se Allahut.

Dhe nuk kishte për të dërrasë që u vihet kockave të thyera, përveçse duasë.

Thyerje më të rënda se sa thyerjet e eshtrave!

Thyerje që shkaktari i tyre ishte shpirti i njeriut, që në fëmijëri i pritja dhuratat e tyre!!

Thyerje që vetëm se Allahu, me lejen e Tij, shpresojmë që t’i shëron!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU