THYERJA E ZEMRËS ËSHTË MË E RËNDË SESA AJO E ESHTRAVE

Kur ishim fëmijë, dëshironim që të na thyhet njëra dorë apo këmbë, e të mungojmë nga shkolla dhe të na vijnë në vizitë shokët dhe të afërmit e të na mbushin me dhurata.

Kjo ishte gati se dëshira e të gjithëve.

Mirëpo, ku u rritëm, u ballafaquam me shumë, shumë thyerje.

Dhe nuk na vizitoi askush dhe nuk na dhuroi askush asnjë dhuratë.

Këto thyerje ishin thyerjet e zemrës, të fshehta, dhe nuk kishte mjek për to, përveçse Allahut.

Dhe nuk kishte për të dërrasë që u vihet kockave të thyera, përveçse duasë.

Thyerje më të rënda sesa thyerjet e eshtrave.

Thyerje që shkaktari i tyre ishte shpirti i njeriut, që në fëmijëri i prisja dhuratat e tij.

Thyerje që vetëm se Allahu, me lejen e Tij, shpresojmë që t’i shërojë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU