Thyhet rekordi, prezantohet mikro-kartela 400 GB-she

Kompania e njohur SanDisk ka thyer rekordin sa i përket tregut të mikro-kartelave, microSD.

Mikro-kartela e re e quajtur SanDisk Ultra microSDXC UHS-I vjen me kapacitet prej 400 gigabajt, e cila është ideale për përdorim në smartfonët Android, transmeton Koha.net. Kjo mikro-kartelë e re është e para në botë për nga kapaciteti që ka.

Shumica e pajisjeve Android do të ofrojnë mbështetje për kartelën e re microSD prej 400 GB.

Kartela microSD SanDisk 400 GB mund të ruajë videon e gjatë deri në 40 orë me rezolucion prej 1080 HD dhe ofron shpejtësinë e transferimeve deri në 100 mb/s. Po ashtu, kjo microSD e re mundëson që aplikacionet të punojnë më shpejt.

Edhe pse ka shumë kapacitet për ruajtje, nuk do t’ju kushtojë shumë sepse çmimi i saj është vetëm 250 dollarë dhe vjen me një garanci 10 vjeçare, si dhe pritet që së shpejti të jetë në dispozicion.

SanDisk 400 GB microSD mund të jetë e përkryer për Galaxy Note 8 të ri.